Janë caktuar qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet e Kupës së Amerikës që fillon në këtë verë.
Fillimisht, trofeu më i madh në dy kontinentet do të luhej në Argjentinë dhe Kolumbi, mirëpo ajo u anulua për shkak të rasteve të shumta me COVID-19.
Kështu, CONMEBOL vendosi që nikoqir i garës të bëhet edhe fituesi në fuqi, Brazili që e mori atë në duar në vitin 2019.
Tashmë janë zbuluar edhe emrat e qyteteve që do të organizojnë garë që fillon më 13 qershor.
Rio de Janeiro, Brasilia, Mato Grosso dhe Goias janë zgjedhur si qytetet ku do të zhvillohen ndeshjet e “Copa America 2021”, ndërsa stadiumet nuk janë caktuar ende.
Gara do të zhvillohet nga 13 qershori deri më 10 korrik, e që do të ketë një fokus më të madh në futboll, duke ditur se nga 11 qershori deri më 11 korrik do të luhet Kampionati Evropian. /Telegrafi/