Telegrafi

Caktohet paraburgimi për të pandehurin A.GJ, për veprën penale “Kanosja”

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurit A.GJ. për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Kanosja”.

Gjyqtarja e Procedurës Paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe të pandehurit A.GJ iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaj, e cila masë do të zgjasë deri me  datë 19.03.2014.

Masa e paraburgimit është caktuar në kuptim të nenit  184 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe nën paragrafi 1.2.1, të KPPRK-së.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./Telegrafi/