FFK ka caktuar orarin për dy nga ndeshjet e mbetura në kuadër të Superligës së Kosovës
Ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës e vlefshme që ishte shtyrë shkaku i ruajtjes së terrenit të stadiumit “Fadil Vokrri”, do të zhvillohet me 28 shtator, shkruan Telegrafi.
Kjo ndeshje i takon javës së tretë të elitës së futbollit kosovar, ndërsa për orën do të caktohet më vonë.
Po ashtu edhe ndeshja e javës së tretë mes Malishevës dhe Ballkanit do të zhvillohet më 28 shtator.
Kjo ndeshje ishte shtyrë pasi Ballkani ka pasur lojë në garat ndërkombëtare. /Telegrafi/