Komisioni i Garave ka caktuar orarin e ndeshjeve për javën e 15-të në IPKO Superligë dhe për rrethin e dytë të Digitalb Kupës së Kosovës.
Për shkak se Kosova do të luajë dy ndeshje me Maltën dhe Azerbajxhanin në Ligën e Kombeve, Superliga do të pushojë një javë.
Elita e futbollit vendor kthehet me 23 nëntor, me ndeshjen Ferizaj – Prishtina dhe Drenica – Trepça ’89.
Të shtunën janë tri ndeshje me përballjet Ballkani – Gjilani dhe Flamurtari – Llapi që spikasin më shumë.
Të dielën zhvillohet derbi i javës mes Dritës dhe Feronikelit.
Ndërsa rrethi i dytë i Digitalb Kupës së Kosovës zhvillohet të martën dhe të mërkurën me 27 dhe 28 nëntor. /Telegrafi/
IPKO Superliga – Java e 15-të
E premte, 23.11.2018 – ora 13:30
Drenica – Trepça’89
Ferizaj – Prishtina
E shtunë, 24.11.2018 – ora 13:30
Ballkani – Gjilani
Flamurtari – Llapi
KEK-u – Liria
E diel, 25.11.2018 – ora 13:30
Drita – Feronikeli
Orari i rrethit të dytë të Digitalb Kupës së Kosovës
E martë, 27 nëntor, ora 12:30
KEK-u – Flamurtari
Bashkimi (K) – Vëllaznimi
Sharri – Gjilani
Minatori – 2 Korriku
Istogu – Ramiz Sadiku
Drenasi – Ballkani
Kika – Vushtrria
Dukagjini – Arbëria
Vitia – Drita
Lugu i Baranit – Liria
Vllaznia (P) – Besa
Ferizaj – Vllazëria (Zh)
Fushë Kosova – Onix
Drenica – Prishtina
E mërkurë, 28 nëntor, ora 12:30
Trepça’89 – Llapi
Trepça – Feronikeli