Është caktuar orari për ndeshjen ndërmjet Drenicës dhe Gjilanit, e cila është në program të luhet në kuadër të javës së 21-të në Vala Superligën e Kosovës.
Për të gjitha ndeshjet ishte caktuar orari, por për ndeshjen Drenica – Gjilani, kishte mbetur pezull, pasi kuqezinjtë e zhvilluan ndeshjen me Vllazninë të martën.
Ndeshja mes Drenicës dhe Gjilanit do të zhvillohet të dilën nga ora 13:00 në stadiumin “Bajram Aliu”.
Në anën tjetër për ndeshjen Drita – Vëllaznimi që është në orar për të premten, klubi vendas ka kërkuar shtyrjen e kësaj ndeshje.
“Kemi kërkuar qëtë shtyhet ndeshja shkaku u fushës së dëmtuar. Vështirë të pranohet kërkesa jonë, por do të jetë e vështirë të luhet në atë fushë”, ka thënë drejtori sportiv i Dritës, Fisnik Kërçeli për Telegrafin.
Kjo pasi fusha është rënduar shumë nga të reshurat dhe dy ndeshjet e zhvilluar nga Gjilani dhe Vllaznia, pasi ndeshjet i zhvillojnë në të njëjtin stadium.
Të premten do të zhvillohet ndeshja Liria – Feronikeli, që do ta hap javën.
Flamurtari – Llapi dhe Prishtina – Trepça ’89, janë në orar për të dielën, ndërsa Vllaznia – Besa dhe Drenica – Gjilani, të dielën. /Telegrafi/