Është caktuar orari për ndeshjet e javës së 4-t në IPKO Superligë të cilat do të zhvillohen në mesjavë.
Derisa skuadrat e elitës këtë fundjavë pushojnë për shkak të ndeshjeve të kombëtareve dhe duelet e radhës i luajnë në mesjavën e ardhshme.
Të martën do të luajnë Drenica – Gjilani dhe Ballkani – Prishtina.
Drenicasit kërkojnë të kthehen te fitorja, kundër një Gjilani që nuk ka pësuar humbje.
Derbi i javës së katërt zhvillohet mes Dritës dhe Llapi, ku gjilanasit kërkojnë të kthehen te rezultatet pozitive, pas një starti shumë të dobët.
Të mërkurën zhvillohen edhe tri ndeshje tjera, ku Ferizaj pret Feronikelin, ndërsa Flamurtari luan me Lirinë. /Telegrafi/
IPKO Superliga – Java e 4-t
E martë, 11.09.2018, ora 15:45
Drenica – Gjilani
Ballkani – Prishtina
E mërkurë, 12.09.2018, ora 15:45
Ferizaj – Feronikeli
Drita – Llapi
KEK-u – Trepça’89
Flamurtari – Liria