Telegrafi

Caktohet orari i javës së 24-të, Trepça ’89 – Drita zhvillohet të dielën

Është caktuar orari i ndeshjeve të javës së 24-t në Ipko Superligë, ku gara është bërë shumë interesante.

Ndeshjet e kësaj jave do të luhen në tri ditët e fundjavës, nga dy në secilën ditë, me fillim nga ora 17:00.

Ballkani do të luajë të premten ndaj Flamurtarit në kryeqytet, ndërsa Feronikeli do të udhëtojë te Dukagjini në Klinë po në këtë ditë.

Të shtunën Prishtina do të udhëtojë në Vushtrri, ndërsa Llapi luan ndaj Drenicës.

Të dielën lideri i ri Drita do të luajë në “Riza Lushta” ndaj Trepçës ’89.

Po në këtë ditë Ferizaj e pret Gjilanin.

Ipko Superliga – Java e 24-t

E premte,  12 qershor

17.00 Dukagjini – Feronikeli

17.00 Flamurtari – Ballkani

E shtunë, 13 qershor

17.00 Vushtrria – Prishtina

17.00 Llapi – Drenica

E diel, 14 qershor

17.00 Trepça ’89 – Drita

17.00 Ferizaj – Gjilani

/Telegrafi/