Është caktuar orari i ndeshjeve të javës së 21-të në Vala Superligë.
Në elitë, java e 21-të nis me dy ndeshjet që do të zhvillohen të premten në Gjilan dhe Prizren.
Lideri Drita pret Vëllaznimin, në një ndeshje që gjilasanit shihen favorit, pasi ende nuk kanë pësuar në asnjë ndeshje si vendas.
Po të premten edhe Liria e pret Feronikelin, ku skuadra që fiton mbetet në ‘luftë’ për titull, ndërsa ajo që humbet do ta ketë shumë të vështirë të kthehet në garë.
Të shtunën po ashtu zhvillohen dy ndeshje. Flamurtari do të jetë nikoqirë i Llapit, ndërsa Prishtina e pret Trepçën ’89 në ndeshjen që zhvillohet në Pejë.
Të dielën Vllaznia do ta pres Besë, ndërsa ndeshja mes Drenicës dhe Besës nuk është caktuar ende orari. /Telegrafi/
Vala Superliga – Java 21
E premte, 2 mars, në orën 13:00
Drita – Vëllaznimi
Liria – Feronikeli
E shtunë, 3 mars, në orën 13:00
Flamurtari – Llapi
Pejë: Prishtina – Trepça’89
E diel, 4 mars, në orën 13:00
Vllaznia – Besa
Drenica – Gjilani (termini i kësaj ndeshje vendoset nesër)