Telegrafi

Caktohet mbledhja e këshillit komunal të Gostivarit, edhe pse kryetari Taravari nuk e njeh kryesuesin

Megjithëse mbetet i paqartë statusi i kryetarit të ri të Këshillit komunal të Gostivarit, ky i fundit e ka caktuar mbledhjen e rradhës për më 18 dhjetor, në ora 11:00, njofton Telegrafi Maqedoni.

Nasir Musliu, kryertar i këshillit, i ka dorëzuar ftesat dhe rendin e ditës për mbledhjen e radhës, edhe pse kryetari Arben Taravari nuk e ka shpallur vendimin për zgjedhjen e tij në krye të këshillit komunal./Telegrafi/