Gjykata Themelore në Prishtinë, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit F.T, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale.
Të pandehurit F.T sipas këtij njoftimi, i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji dhe atë duke filluar prej datës. 17.03.2018 deri me datë.17.04.2018.
“I pandehuri F.T dyshohet se me datën. 17.03.2018 rreth, në fshatin Babimovc, komuna e Obiliqit në firmën ‘Apetit Group’, në rrethana ende të pasqaruara e ka privuar nga jeta tani të ndjerin A.K, derisa i njëjti kishte qenë duke punuar. I pandehuri F.T kishte shtënë me armë zjarri të cilën e mbante në mënyrë të paautorizuar, e kishte goditur një herë në pjesën e përparme në kraharorë tani të ndjerin A.K dhe kishte ikur nga vendi i ngjarjes, me ç’rast të njëjtit i kishte shkaktuar plagë të rënda trupore vdekjeprurëse dhe në QKUK në Prishtinë ishte konstatuar vdekja e tij. Gjykata ka konstatuar se ekzistojnë rrethanat që tregojnë rrezikun se po të gjendej i pandehuri në liri mund të arratiset me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale dhe kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.T është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës penale, për sigurimin e pranisë së të pandehurit në procedurë penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës. Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën së Apelit të Kosovës”, përfundon komunikata. /Telegrafi/