Prokurori Publik kompetent i Prokurorisë Themelore Publike në Shkup, duke vlerësuar se janë përmbush kushtet bazë ligjore, deri te gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Shkup 1, paraqiti propozim për caktimin e masës së paraburgimit për djalin 20-vjeçar nga Draçeva, për të cilin ka dyshim se dje e ia ka marrë jetën gjyshes së tij 66-vjeçare, njofton Telegrafi Maqedoni.
Gjyqtari e pranoi këtë propozim dhe i dyshuari iu caktua masa e paraburgimit prej 30 ditësh sepse ka rrethana që tregojnë rrezik për arratisje dhe rrezik për përsëritjen e aktit.
Prokurori publik lëshoi një urdhër për kryerjen e hetimi ndaj të dyshuarit për të cilin ka dyshim të arsyeshëm se ai ka kryer një vepër penale, vrasje.
I dyshuari me paramendim, duke ushtruar dhunë në familje, ia ka marrë jetën viktimës, gjyshes së tij, duke shkaktuar më shumë plagë me thikë, nga të cilat një plagë në zonën e qafës ishte vdekjeprurëse./Telegrafi/