Site icon Telegrafi

Caktohet masa e paraburgimit ndaj tre personave për vjedhje 

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit të pandehurve  K. R., Sh. R. dhe B. M., në kohëzgjatje prej një muaji.

Të pandehurit K. R., Sh. R. dhe B. M., dyshohet se me datë 13.10.2018 me qëllim të përvetësimit të kundërligjshëm pasuror për vete, duke përdorur forcën kanë kryer vjedhje në lokalin “ECC-OBET”, duke marr tetë televizor të markave të ndryshëm, një llap-top, një shtëpizë kompjuteri dhe një shumë të hollave rreth 150 euro.

Gjyqtari i procedurës paraprake pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës, ka vendosur masën e paraburgimit për të pandehurit.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit. /Telegrafi/

Exit mobile version