Telegrafi

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të dyshuarit në Gjilan për dhunimin e një gruaje

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh të pandehurit F.P.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikatë për media, nga Gjykata Themelore në Gjilan.

Sipas komunikatës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri me anë të përdorimit të dhunës – forcës e detyron të dëmtuarën V.D., të kryej marrëdhënie seksuale pa pëlqimin e saj, me ç’rast i shkakton lëndime trupore dhe e njëjta për shkak të lëndimeve trupore detyrohet të kërkojë ndihmë mjekësore në Spitalin Regjional në Gjilan.

Me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën veprat penale dhunimi, vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka  vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit, masat tjera alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penal.