Në lotarinë e mbajtur për Draftin 2016, fituese doli skuadra e Philadelphias, e cila më datën 23 qershor do ta zgjedhë e para lojtarin që e dëshiron në radhët e veta.
Numri 2 i zgjedhjes i takon skuadrës së Los Angeles Lakers, ndërsa zgjedhjen e tretë e kanë Boston Celtics.
Kjo do të jetë hera e parë që Philadelphia do ta ketë zgjedhjen e parë që nga viti 1996, vit në të cilin ata rekrutuan Allen Iversonin.
Renditja e skuadrave të caktuara nga loto mund të shihet më poshtë.