Site icon Telegrafi

Caktohet lokacioni për varrezat e komunitetit protestant në Prishtinë

Zyra për marrëdhënie me media e Komunës bën të ditur se Kuvendi i Prishtinës debatoi sot për disa propozime planesh rregulluese të qytetit.

Pas gjithë debatit, në këtë mbledhje u arrit që të votohen Propozim-rregullorja për taksën administrative për dhënien e lejes ndërtimore dhe tarifën për rregullimin e infrastrukturës; Propozim-vendimi për fillimin e hartimit të planit rregullues të hollësishëm të tërësisë urbane “B” të lagjes Prishtina e Re (zona lindje); Propozim-vendimi për fillimin e hartimin të planit rregullues të hollësishëm të bllokut A1 të lagjes Dodona; si dhe Propozim-vendimi për caktimin e lokacionit për varrezat e komunitetit protestant.

Exit mobile version