Site icon Telegrafi

Caktohet lokacioni i deponisë rajonale të bërllogut për Maqedoninë lindore dhe verilindore

Në kuadër të projektit për përpunimin e studimeve për vendosjen e një sistemi të integruar për menaxhimin me bërllogun në Rajonin planor verior dhe verilindor, është propozuar një lokacin i përbashkët, ku do të ndërtohet një deponi rajonale, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas analizave, si lokacion më i mirë është zgjedhur Meçkuevi-Arbashanci në komunën e Shën Nikollës. Janë propozuar edhe tetë stacione ngarkimi në të dy rajonet e lartëpërmendura, që janë pranuar nga kryetarët e komunave të këtyre rajoneve.

Stacionet duhet të hapen në Berovë, Kamenicën maqedonase, Koçan, Shtip, Rankovcë, Probishtip, Kumanovë dhe Shën Nikollë. Ky projekt i mbështetur me 35 milionë euro fonde evropiane, ka filluar të zbatohet që në vitin 2009./Telegrafi/

Exit mobile version