Telegrafi

Caktohet gjyqtarja që do ta vlerësojë dosjen “Balili”

Klement Balili i etiketuar nga media si “Eskobari i Ballkanit” është që prej ditësh së djeshme në qeli. Ai iu dorëzua drejtësisë në ditën kur prokuroria për Krimet e Rënda mbylli hetimet për të dhe çoi dosjen në gjykatë. Sot në mëngjes u hodh shorti elektronik që përcaktoi Miliana Muçën, si gjyqtaren paraprake të dosjes “Balili”.

Gjyqtari paraprak do të vendosë nëse shqyrtimi ndaj dosjes “Balili” do të vijojë me aktet që janë aktualisht, apo do ta riktheje çështjen për rihetim në prokurori. Pas dorëzimit të procesverbalit të ekzekutimit të masës së sigurisë, gjyqtarja do të vendosë dhe marrjen në pyetje të Klement Balilit.
Miliana Muça ka mbi 15 vite karrierë në gjyqësor.
Ndërsa prokuror i çështjes është Ened Nakuçi. Theksojë se ditën e enjte, 17 janar, Balili pritet të dalë para togave të zeza për tu njohur me masën e sigurisë “arrest me burg” që është marrë në mungesë ndaj tij. /Telegrafi/