Site icon Telegrafi

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kualifikuese Kosovë – Mali i Zi

Artur Soares Dias do të jetë gjyqtari që do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen kualifikuese që Kosova dhe Mali i Zi do ta zhvillojnë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Ndeshja që fillon në ora 20:45 do të zhvillohet nesër (14 tetor) në Prishtinë e që do të jetë e vlefshme për Euro 2020.

UEFA ka vendosur që këtë takim ta drejtojë gjyqtari portugez, që për tanët tashmë është i njohur.

Soarez Dias kishte ndarë drejtësinë edhe në ndeshjen që ‘Dardanët’ e kishin zhvilluar ndaj Islandës në kualifikimet për Kampionatin Botëror në ‘Loro Boriçi’.

Lexo po ashtu Vetëm kështu mund të kualifikohet Kosova në Euro 2020

Në atë takim, tanët ishin mposhtur 2-1 nga një përfaqësueses që kishte fituar shumë përvojë në Kampionatin Evropian të mbajtur në Francë.

Portugezi njihet si një gjyqtar tejet autoritar, mirëpo që lejon edhe lojë të ashpër dhe nuk shpërndanë shumë kartonë të verdhë. /Telegrafi/

Exit mobile version