Telegrafi

Caktohet gjyqtari i ndeshjes Prishtina – Drita, do të drejtohet nga Fatmir Tahiri

Rëndësia e madhe që ka ndeshja Prishtina – Drita bëri që mos të dihet gjyqtari kryesor deri ditën e sotme kur do të luhet ndeshja.

FFK ka caktuar gjyqtarin nga Mitrovica, Fatmir Tahiri si kryesor për ta drejtuar këtë sfidë të rëndësishme.

Gjyqtarët anësorë për këtë takim do të jenë me stema të FIFA-s, Edmond Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa nga Podujeva.

Foto: FC Prishtina

Ndërkohë gjyqtari i katërt do të jetë Selim Isufi poashtu nga Mitrovica.

Vlen të ceket se Fatmir Tahiri ishte gjyqtari kryesor edhe në xhiron e parë të kampionatit mes Prishtinës dhe Dritës ku fitorja i takoi gjilanasve 0-1.

Ndeshja mes Prishtinës dhe Dritës do të zhvillohet në Pejë dhe do të filloj nga ora 16:00. /Telegrafi/