Ekipi ligjor i Presidentit Donald Trump në gjyqin kundër tij do të përfshijë ish-këshilltarin e pavarur Ken Starr, pasardhësin e tij Robert Ray dhe avokatin e njohur të mbrojtjes Alan Dershowitz, sipas raportimeve të fundit.
Tre veteranët me përvojë pritet të bashkohen me një ekip të kryesuar nga këshilltari i Shtëpisë së Bardhë Pat Cipollone dhe avokati i jashtëm Jay Sekulow, të cilët janë duke planifikuar të japin deklarata në emër të Trump në Senat, raportoi CNN, transmeton Telegrafi.
Ekipi gjithashtu do të përfshijë Pam Bondi, ish-prokurorin e përgjithshëm në Florida, i cili po shërben si këshilltar special i presidentit, sipas AP.
Dershowitz “do të paraqesë argumente me gojë në gjyqin e Senatit për të adresuar argumentet kushtetuese kundër akuzave dhe shkarkimit”, i tha CNN-it një zëdhënës i ekipit ligjor të presidentit. /Telegrafi/