Gjykimi për lëndën “Tarifa” të PSP për blerjen e softverëve për ELEM-in është caktuar për më 19 dhjetor, njoftojnë nga Gjykata Penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Lënda në pajtim me sistemin elektronik është ndarë tek gjykatësja Verka Petkovska, ndërsa diskutimi kryesor është planifikuar të fillojë në orën 09:30, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në lëndën “Tarifa” të akuzuar janë tre persona të cilët ngarkohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke blerë sistem softverik për nevojat e kompanisë shtetërore ELEM./Telegrafi/