Telegrafi

Caktohet data për diskutimin kryesor për lëndët “Shënjestra” dhe “Fortesa”

Diskutimi kryesor për lëndën e PSP-së “Shënjestra-Fortesa” është caktuar për më 22 dhjetor, njoftojnë nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

Vendimi i parë për këtë lëndë u soll dje, ku me kusht u dënua njëri nga të akuzuarit, i cili është gjykuar ndaras nga të akuzuarit tjerë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

PSP njoftoi se në këtë lëndë personi tashmë i dënuar është gjykuar ndaras pasi ka pranuar fajin në lidhje me përgjimet e paligjshme.

Në lëndët “Shënjestra-Fortesa” të akuzuar janë Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, të cilët ndodhen në paraburgim në Greqi, si dhe ish-ministrja e Brendshme, Gordana Jankulloska, Sasho Mijallkov dhe Toni Jakimovski.

Nga Gjykata Penale e Shkupit njoftojnë se për lëndët “Shënjestra-Fortesa” seancë është caktuar edhe më 17 janar 2018./Telegrafi/