Site icon Telegrafi

Caktohet data kur do të luhet ndeshja Everton-Liverpool e cila u shtye shkaku i stuhisë

Një datë e re është caktuar për derbin e qytetit mes Evertonit dhe Liverpoolit që ishte shtyrë në dhjetor shkaku i stuhisë. 

Evertoni supozohej që të ishte nikoqir i Liverpoolit në Ligën Premier më datë 7 dhjetor, por ky derbi u shty eventualisht për shkak të një stuhie të madhe. 

Erëra të forta me një shpejtësi prej 90 kilometrash për orë kishin goditur perëndimin e Anglisë, në veçanti më shumë në javën e parë të dhjetorit. 

Sipas një raportimi nga Sky Sports, një datë e re është caktuar për derbin i cili do të zhvillohet në ‘Goodison Park’ më datë 12 shkurt. 

Ky do të jetë derbi i parë që do të luhet në këtë stadium para se ata të luajnë në shtëpinë e tyre të re ‘Bramley-Moore Dock’ që nga sezoni i ardhshëm.

Lexo po ashtu Liverpooli nis bisedimet me sulmuesin i cili pritet ta zëvendësojë Nunez pas largimit
 

Data e re, sidoqoftë, do të mbështetet mbi atë nëse Liverpooli përfundon në mesin e tetë më të mirave në Ligën e Kampionëve, pasi ajo do t’i garantonte atyre një vend në mesin e 16 më të mirave duke evituar raundin e play-off-it që luhet më datat 11 dhe 12 shkurt. 

Ekipi i Arne Slot momentalisht po shijon një epërsi prej gjashtë pikëve në krye të Ligës Premier dhe tashmë kanë një ndeshje më pak të zhvilluar pikërisht ndaj Evertonit. 

Lideri i tabelës do të rikthehet në aksion gjatë ditës së sotme (e martë) ku do të luajnë në udhëtim ndaj Nottingham Forest./Telegrafi/

Exit mobile version