Superderbi kosovar ndërmjet Pejës dhe Sigal Prishtinës që do të duhej të zhvillohej këtë fundjavë dhe i takon xhiros së XI të Superligës, është shtyrë për fundjavën tjetër.
Peja pret Sigal Prishtinën në Karagaç më 5 dhjetor, derisa gjyqtarë do të jenë Daut Mehmeti, Xhelal Mumini dhe Artan Gashi, ka bërë të ditur FBK-ja sot.
Peja është e pamposhtur këtë stinor në Superligë dhe ka radhitur fitoret, derisa Sigal Prishtina humbjen e vetme në vend e ka nga Peja. /Telegrafi/