KE në këtë mbledhje në koordinim edhe me agjencinë “AS-AT&Event”, të cilën e përfaqëson Agron Selimi, që ka marrë përsipër organizimin e ndeshjes dhe në përputhje edhe me gjendjen ekonomike të qytetarëve, që biletat të kenë një çmim të arsyeshëm. Bileta në pjesën perëndimore do të kushtojë 10 euro, në atë lindore 7 euro dhe në veri e jug nga 5 euro, transmeton Zëri.
Po ashtu KE u bën thirrje të gjithë adhuruesve pa dallim grupimeve organizative të tyre, që me 5 mars të jenë në mbështetje të përfaqësueses së Kosovës duke konsideruar se kjo ndeshje ka një rëndësi të veçantë për të gjithë. /lh/Telegrafi/