Marco Alberti është caktuar si ambasadori i ri i Italisë në Shqipëri, shkruan A2 CNN.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme e Italisë përmes një postimi në rrjetin social ‘X’.
Kujtojmë se Farizio Bucci u largua nga pozicioni i Ambasadorit italian në Shqipëri, pas mbylljes së mandatit 5-vjeçar të tij.
“Situata politike në Shqipëri është konflitkuale. Pas pak muajsh janë zgjedhjet parlamentare dhe uroj që fushata elektorale të jetë e bazuar në fakte dhe programe. Pasi shqiptarët janë të interesuar për programet e partive politike dhe se çfarë ofrojnë ato për të përmirësuar jetët e tyre.
Ne respektojmë dinamikat e brendshme të politikës shqiptare dhe i takon kësaj të fundit të vendosë. Ajo që është e rëndësishme është që Shqipëria do të mbetet një partner i rëndësishëm për Italinë. Është një marrëdhënie e gjatë që do të zgjasë dhe Italia do të jetë në krah të Shqipërisë pavarësisht qeverive që do të jenë në krye të vendit”, tha Bucci nga Gjirokastra para se të ikte, ku u nderua me titullin qytetar nderi nga bashkia e qytetit.