Telegrafi

Caktohen ushtruesit e detyrave udhëheqëse në disa gjykata të Maqedonisë

Sot janë përzgjedhur ushtruesit e detyrës në disa gjykata të ndryshme të vendit. Ismail Dardhishta, ish-gjykatës në Gjykatën Kushtetuese, është përzgjedhur si prokuror publik në Prokurorinë publike shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Meri Trombeva u emërua për udhëheqëse Gjykatën e Lartë të Manastirit, si edhe Biljana Stevçeva për shefe në Prokurorinë themelore të Radovishit.

Në mbledhjen e Këshillit të Prokurorëve Publik u vendos që për konkursin e shpallur për gjykatat tjerë, i njejti të shlyhet dhe të shpallet një konkurs i ri.

Në Gjykatën themelore Shkupi 1 dhe Shkupi 2 janë caktuar ushtruesit e detyrave, Sasho Rajçev dhe Gordana Naqovska./Telegrafi/