Mario Mandzukic do t’i nënshtrohet testeve të tij mjekësore me Milanin nesër (e hënë), pretendojnë raportet e mediave në Itali.
Sulmuesi kroat është vendosur të kthehet në Serie A pasi përfundoi kontratën e tij me Juventusin në dhjetor të vitit 2019.
Mandzukic luajti ndeshjen e tij të fundit konkurruese me Al-Duhail në mars të 2020 dhe ai do të bashkohet me Milanin si lojtar i lirë.
Sipas disa raporteve të mediave në Itali, kroati do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore me Rossonerët nesër (e hënë).
Ai është i vendosur të nënshkruajë një marrëveshje 18-mujore me liderët e Serie A.
Mario Mandzukic to AC Milan, here we go! Medicals tomorrow in Milano – the Croatian striker will be back in Serie A. Agreement reached and contract set to be signed after the medicals. 🔴⚫️🇭🇷 #ACMilan
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 17, 2021
Stefano Pioli refuzoi të komentonte thashethemet që lidhnin 34-vjeçarin me një lëvizje në San Siro.
“Ne kemi një lojë të rëndësishme nesër, nuk mund të flas për lojtarë që nuk janë pjesë e ekipit “, ka thënë Pioli gjatë konferencës së sotme për shtyp. /Telegrafi/