Site icon Telegrafi

Caktohen kushtet për tifozeritë, River dhe Boca do të kenë vetëm nga 5000 bileta për tifozët e tyre

BUENOS AIRES, ARGENTINA - NOVEMBER 11: Guillermo Barros Schelotto coach of Boca Juniors reacts after the first leg match between Boca Juniors and River Plate as part of the Finals of Copa CONMEBOL Libertadores 2018 at Estadio Alberto J. Armando on November 11, 2018 in Buenos Aires, Argentina. The match was due to be played on November 10th and was rescheduled due to heavy storms in Buenos Aires. (Photo by Amilcar Orfali/Getty Images)

Ndeshja e dytë finale në Copa Libertadores është vendosur të zhvillohet në Santiago Bernabeu.

Pasi ndeshja e parë u luajt në shtëpinë e Boca Juniors dhe përfundoi në barazim 2-2, në ndeshjen kthyese tifozët e River Plaets kishin sulmuar autobusin e Bocas për t’i lënduar disa lojtarë.

Ndeshja u shty dy herë për tu vendosur përfundimisht të luhet më 9 dhjetor në ora 20:30 në Santiago Bernabeu.

(Photo by Amilcar Orfali/Getty Images/Guliver)

Pavarësisht incidenteve të ndodhura në ‘Monumental’. përpara ndeshjes një javë më parë, është vendosur që tifozët e River Plate dhe Boca Juniors do të jenë prezentë në stadium, por do të ketë disa kushte.

Sipas mediave spanjolle, do të jepen 5000 bileta për secilën nga tifozeritë, ndërkohë 50.000 të tjera do të vihen në dispozicion të komunitetit argjentinas që jeton në Madrid, që numëron rreth 100.000 persona.

Madridi njihet si një qytet i qetë, por pavarësisht kësaj ditën e ndeshjes pritet të ketë masa të rrepta sigurie. /Telegrafi/

Exit mobile version