Telegrafi

Caktohen gjysmëfinalistët për Kampionatin Botëror në basketboll

Australia ka kaluar në gjysmëfinale të Kampionatit Botëror në basketboll, pasi e ka mposhtur Republikën Çeke në çerekfinale.

‘Kangurët’ fituan në total 82-70 pikë, ndërsa çerekët përfunduan me shifrat, 17-17, 16-13, 30-18 dhe 19-22.

Australia në gjysmëfinale do të përballet me Spanjën që e eliminoi Poloninë (90-78). Përballja mes tyre do të zhvillohet më 13 shtator (e premte) nga ora 16:00.

Në ana tjetër, dy gjysmëfinalistët e dytë janë Franca që eliminoi në çerekfinale Shtetet e Bashkuara të Amerikës (89-79) dhe Argjentina që  eliminoi Serbinë (97-87).

Përballja në mes të ‘Gjelave’ dhe ‘Les Albiceletes’ do të zhvillohet po ashtu më 13 shtator nga ora 20:00. /Telegrafi/