Janë caktuar gjyqtarët për ndeshjet e ditës së enjte në Ligën e Evropës dhe në Ligës e Konferencës, duke përfshirë Michael Oliver që do të ndajë drejtësinë në ndeshjen Atalanta – Sporting Lisbonë dhe Daniel Stefanski për ndeshjen Servette – Roma.
UEFA ka emrëuar gjyqtarin anglez Oliver për të drejtuar ndeshjen e cila do të zhvillohet në Bergamo të Italisë.
Ai do të ndihmohet nga Stuart Burt, Daniel Cook dhe gjyqtari i katërt Andrew Madley, ndërsa në VAR do të jetë Stuart Attwell, i ndihmuar nga spanjolli Carlos del Cerro Grande.
Atalanta tashmë janë kualifikuar për raundin e ardhshëm, por kjo ndeshje do të vendosë se cili ekip do të përfundojë në pozitën e parë dhe kush do të shmang play-offin.
Roma do të luajë në udhëtim ndaj Servettes dhe për këtë ndeshje është caktuar Daniel Stefanski i Polonisë, së bashku me bashkëkombasit e tij Piotr Lasyk dhe Pawel Pskit në dhomën e VAR-it.
Ndërkohë, në Ligën e Konferencës, Fiorentina ka një grup mjaft të vështirë dhe do të presë në shtëpi ekipin belg Genk.
Jeoey Kooij i Holandës është përzgjedhur për të drejtuar këtë ndeshje, së bashku me Jeroen Manschot dhe Erwin Blank në VAR./Telegrafi/