Telegrafi

Caktohen datat e reja të gjysmëfinaleve të League Cup

Ndeshja e parë që duhej të mbahej të martën (5 janar) është caktuar të zhvillohet më 14 janar (e enjte), ndërsa ndeshja kthyese do të zhvillohet në të njëjtën datë si ka qenë e caktuar (20 janar).

Paraprakisht janë caktuar edhe datat e reja të përballjeve gjysmëfinale ndërmjet rivalëve Manchester United dhe Manchester City, me ç’rast ndeshja e para do të zhvillohet më 19 janar, ndërsa ndeshja e kthimit më 27 janar. /Telegrafi/