Site icon Telegrafi

Caktohen datat e mbajtjes së provimit të maturës nëpër regjione

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka bërë tërheqjen publike të shortit për renditjen e mbajtjes së Provimit të Maturës Shtetërore nëpër regjione.

Me 12 qershor testit do t’i nënshtrohet regjioni i Prishtinës, me 13 qershor regjioni i Ferizajt dhe Gjilanit, me 14 qershor regjioni Prizrenit dhe Gjakovës, ndërsa me 15 qershor regjioni i Pejës dhe Mitrovicës.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, tha se beson që do të ketë rezultate të mira në këtë testim.

“Shpresojmë që edhe këtë vit do të kemi një mbarëvajtje të mirë të testit. Dobësitë e vogla që kanë ndodhur vitin e kaluar, këtë vit i kemi eliminuar. Përveç ndarjes në katër regjione, këtë vit janë bërë disa ndryshime edhe tek lëndët, ku nxënësit kanë pasur mundësi të zgjedhin vet lëndën zgjedhore”, tha ai.

“Ditën e mbajtjes së testit do të jemi të angazhuar dhe presim një mbështetje nga të gjitha DKA-të. Shpresoj që do të dalim me rezultate të mira dhe me rezultate reale”, vijoi ministri. /KP/

Exit mobile version