Site icon Telegrafi

Cakolli: Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që ditëve në vazhdim të certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

E, derisa ende nuk ka certifikim të këtyre rezultateve, Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës ka thënë që Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese, transmeton Telegrafi.

“Mandati i Qeverisë lidhet drejtpërdrejt me mandatin e Kuvendit, i cili përfundon me certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve, jo me përmbushjen e katër viteve nga konstituimi i Kuvendit (22 mars). Prandaj, Qeveria aktuale ushtron të gjitha kompetencat e saj kushtetuese deri në certifikimin e rezultateve nga KQZ-ja”, ka pohuar ai.

Cakolli ka theksuar se “Anëtarët e kabinetit qeveritar që janë zgjedhur deputetë duhet të japin dorëheqje para certifikimit të rezultateve”.

“Vetëm atëherë, Qeveria kalon në statusin e “Qeverisë në detyrë” – derisa të zgjidhet Qeveria e re”.

Ndryshe, sipas rezultateve preliminare, LVV radhitet e para, PDK  e dyta dhe LDK e treta./Telegrafi/

Exit mobile version