Sekretari i Partisë Demokratike në Prishtinë, Bujar Cakolli i është kundërpërgjigjur zyrtarit të Vetëvendosjes Frashër Krasniqi incili sulmoi PDK-në për aktivitetin protestues në Prishtinë.
Cakolli tha se pas Dardan Molliqajt, Shpendit i ka dalë në mbrojtje Frashëri i cili, siç ka thënë ai, akuzohet për vepra terroriste.
Kjo sipas Cakollit dëshmon se Shpendi udhëhiqet nga Dardan Molliqaj e Frashër Krasniqi që janë përgjegjës për sulmet ndaj institucioneve.
Statusi i plotë i Bujar Cakollit:
“Nga kryebandidti Dardan Mollotoviqi që ditë me parë u mundua ta mbrojë kukullën e tij Shpend Ahmeti që ia ka punësuar 500 militantë, sonte Kryetarit të kapur të Prishtinës i paska dalë në mbrojtje terroristi i vogël Frashër Krasniqi, i cili akuzohet për sulme terroriste ndaj institucioneve kryesore të shtetit.
Kjo vec e konfirmon se Shpendi është pjesë e bandës që udhëhiqet nga Dardan Mollotoviqi e ushtarak e ka edhe fiqfiriqin – Frashërin.
Shpend nuk ka njeri që mund të mbroj nga aferat korruptive që i ke bërë për ti shërbyer bandës Vetëvendosje” (sic), ka shkruar Cakolli. /Telegrafi/