Site icon Telegrafi

Çakar: Lëndimet e Selës i kanë rrezikuar edhe jetën

Sot ka vazhduar gjykimi për dhunën ndaj deputetit dhe kryetarit të Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela i cili është rrahur për vdekje në Kuvendin e Maqedonisë.

Mjeku ligjor Zdravko Çakar, ka folur për ekspertizën mjeko-ligjore ndaj Selës, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Çakar, ka thënë në seancë se Sela ka qenë i rrezikuar me jetë pas lëndimeve të marra nga rrahja e huliganëve.

Në dy gjykimet e para, Sela në seancën e parë ka kërkuar gjys milioni euro si dëmshpërblim kurse në seancën e djeshme ka rrëfyer për dhunën në Kuvend më 27 prill. /Telegrafi/

Exit mobile version