Gjatë qëndrimit të tij në Mynih, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë, Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi edhe një takim me Ministrin e Jashtëm të Sllovenisë, Miro Cerar.
Në diskutim, palët vunë theksin edhe një herë në rëndësinë e veçantë të çeljes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë gjatë 2020.
“Ky vendim do të ketë peshë të posaçme për të thelluar reformat, mbështetur zhvillimin e rajonit dhe ruajtur besueshmërinë e BE-së në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi!”, ka shkruar Cakaj në një postim në Facebook lidhur me takimin.