Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj dhe homologu turk, Mevlut Çavuşoglu u takuan këtë të premte në Antalia.
“Biseduam hollësisht për bashkëpunimin në rrafshin dypalësh, gjendjen politike në Ballkanin Perëndimor dhe ndërveprimin në organizata ndërkombëtare, përfshirë OSBE-në”, ka shkruar Cakaj në Facebook.
Cakaj falënderoi Turqinë për mbështetjen që kjo e fundit i ka dhënë për Shqipërinë.