Site icon Telegrafi

Cakaj takon Hasanin: Kur është në pyetje UÇK, përgjigjemi si një komb

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani.

Siç njofton Cakaj në Facebook, temë diskutimi kanë qenë zhvillimet e fundit në Kosovë që lidhen me aktakuzat e Gjykatës Speciale.

“Nder i veçantë takimi me Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shqipëri, një prej themeluesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, z. Nait Hasani.

Biseduam për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e patjetërsueshme të përpjekjes së përbashkët në mbrojtje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kur është në pyetje Ushtria Çlirimtare e Kosovës, nuk duhet të përgjigjemi si shumë parti, as si dy shtete, por si një komb”, ka shkruar më tej Cakaj./Telegrafi/

Exit mobile version