Site icon Telegrafi

Cakaj: Reagimi i SHBA-ve, nënkupton njohjen e zgjedhjeve

Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj thotë se deklarata e Ambasadës së SHBA-së është e qartë në njohjen e zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Në emisionin Opinion, Cakaj tha se nëse deklarata lexohet me seriozitet dhe në kontekstin e shprehur, SHBA ka njohur zgjedhjet në mënyrë të qartë duke parashikuar fillimin e detyrës së kandidatëve të zgjedhur.

Ministri në Detyrë Cakaj thotë se institucione të tjera ndërkombëtare u shprehën për zgjedhjet dhe mbarëvajtjen e tyre, duke njohur procesin zgjedhor.

Duke iu referuar OSBE-ODIHR, zëdhënëses së Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe më herët Këshillit të Evropës, Cakaj u shpreh se megjithë mundësinë ligjore të opozitës për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me rezultatin, njohja e zgjedhjeve nga komuniteti ndërkombëtar ka qenë e paekuivok.

Diten e djeshme pati deklarata për zgjedhjet nga Ambasada e amerikane, Komisioni Evropian dhe misioni vëzhgues i OSBE-ODIHR.

Exit mobile version