Site icon Telegrafi

Cakaj publikon foton e ambasadës së përbashkët Shqipëri-Kosovë: Ky është vetëm fillimi

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka prezantuar hyrjen e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në Kanberra të Australisë, e cila ndodhet në një hapësirë të vetme të përbashkët.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se ky është një prej veprimeve më domethënëse që kemi ndërmarrë deri më sot.

“Për të jetësuar marrëveshjet e përbashkëta, në shërbim të një politike të jashtme të bashkërenduar e, mes tjerash, kjo përfshin edhe ndarjen e hapësirave në përfaqësitë konsullore dhe diplomatike sipas mundësive objektive”, u shpreh Cakaj në postimin e tij.

Po ashtu, Cakaj theksoi se vazhdimi i këtij projekti është një punë skajshmërisht e rëndësishme, një shfrytëzim më ekonomik i burimeve logjistike dhe me një domethënie të veçantë për marrëdhënien politike mes dy vendeve. /Telegrafi/

Exit mobile version