Site icon Telegrafi

Cakaj pas takimit të homologut çek: BE do t’i përgjigjet Shqipërisë

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj ka zhvilluar një takim me homologun çek, Tomas Petricek. Cakaj tha se Bashkimi Europian, do t’i përgjigjet pozitivisht Shqipërisë.

Cakaj është shprehur i bindur se do të mbyllë të gjitha kapitujt. Ministri i Jashtëm në detyrë, Cakaj tha se nuk ka asnjë sinjal për shtyrje të vendimit.

Nga ana tjetër, Petricek tha se e mbështet integrimin e Shqipërisë në BE dhe se Çekia është avokate e Shqipërisë për hapjen e negociatave. /Telegrafi/

Exit mobile version