Site icon Telegrafi

Cakaj: Nuk kam çështje të hapura me Haradinajn, por nuk rri i heshtur karshi fakteve kokëforta

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka folur për akuzat që ish-kryeministri Ramush Haradinaj i ka bërë në drejtim të tij se kinse ka lobuar për shkëmbime territoresh.

Cakaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se ai asnjëherë nuk ka lobuar ide të tilla.

“Unë nuk e kam mbështetur politikisht e as publikisht atë ide [shkëmbimin e territoreve]”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë thotë se e shqetëson fakti që politikanët e Kosovës, përgjegjësitë e tyre karshi qytetarëve po i fshehin duke akuzuar Tiranën zyrtare.

“Ata po bëjnë mbulesë të përgjegjësive të tyre qeveritare me akuza ndaj Tiranës zyrtare”.

Cakaj thotë se Shqipëria nuk mund t’i ndryshojë kufijtë e Kosovës pasi nuk është në tavolinat e negociatave.

“Kushtetuta e Kosovës e thotë qartë që ndryshimet e mundshme të kufijve mund të kalojnë vetëm përmes ratifikimit në Kuvend”.

Lexo po ashtu Cakaj tregon tri arsyet pse është larguar nga Lëvizja Vetëvendosje

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, thotë se me Haradinajn nuk ka asnjë çështje të hapur dhe se do të ruaj raportet zyrtare me Kosovën.

Lexo po ashtu Cakaj numëron sukseset: Me Kosovën hapëm një ambasadë dhe tri konsullata të përbashkëta

“Por natyrisht karshi fakteve kokëforta, nuk mund të qëndrojë i heshtur”, deklaroi më tej Cakaj. /Telegrafi/

Exit mobile version