Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka marrë pjesë në aktivitetin e zhvilluar në përkujtim të 70 vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës.
Nëpërmjet një reagimi në rrjetin social Facebook ministri Cakaj shprehet se Shqipëria nuk është vetëm një përqafuese e vlerave të Këshillit të Evropës, por edhe një kontribuese përmbajtësore e tij.
“Veçanërisht gjatë Kryesisë së OSBE-së 2020, Shqipëria do të punojë ngushtësisht me Këshillin e Evropës në shërbim të mbrojtjes së drejtave të njeriut e promovimit të lirive themelore”, ka thënë Cakaj.
Gjithashtu ministri Cakaj vuri një theks të fortë edhe tek anëtarësimi i Republikës së Kosovës në këtë organizatë, i cili sipas tij nuk është vetëm i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve të saj, por edhe një vlerë e shtuar për vetë Këshillin e Evropës. /Telegrafi/