Telegrafi

Cakaj dorëzon detyrën te Xhaçka: Puna ime për Shqipërinë nuk përfundon këtu

Ish-ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj sot ka dorëzuar zyrtarisht këtë pozitë te ministrja aktuale Olta Xhaçka.

Cakaj me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se, puna e tij me Shqipërinë nuk përfundon këtu.

“Nga dita e sotme nuk do të jem thjesht një paraardhës politik i Oltës, por mbështetësi më i madh i saj, që ajo ta përfaqësojë Shqipërinë denjësisht e me shkëlqim të plotë, me arritje të rralla e paraqitje të fortë në fushën e politikës së jashtme. Puna ime për Shqipërinë, natyrisht, nuk përfundon këtu. Përpjekja ime sot thjesht ndryshoi trajtë. Shqipëria për mua do të mbetet ëndrra që do t’i detyrohem për jetë”, ka shkruar Cakaj.

Lexo po ashtu Gent Cakaj jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Punëve të Jashtme

Javën e kaluar, Cakaj kishte dhënë dorëheqje nga kjo detyrë.

Menjëherë pas dorëheqjes së tij, kryeministri Edi Rama, e ka falënderuar për punën e tij. /Telegrafi/