Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërië, Gent Cakaj, zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Kroacisë, Gordan Grliç Radman.
Cakaj tha se diskutuan në këtë takim për bashkëpunimin në luftën kundër pandemisë dhe përgatitjet për Samitin e Zagrebit.
“Nën kushtet e pandemisë, do të ketë një video konferencë të krerëve të shteteve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor”, ka njoftuar Cakaj në Facebook.
Kryediplomati shqiptar shtoi se kjo konferencë është shumë e rëndësishme në bashkërendimin e përpjekjeve dhe në forcimin e solidaritetit mes vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, për të mposhtur COVID-19. /Telegrafi/