Telegrafi

Çaji i zi po aq i shëndetshëm sa ai i gjelbër

Viteve të fundit çaji i gjelbër ka marrë një fokus të madh, falë përbërësve të tij fenolik të cilët kanë treguar shumë efekte të shëndetshme si ulja e yndyrës në gjak, parandalimi i obezitetit, diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare, efekti antikancerogjen, ai antiseptik si dhe parandalimi i demencës.

Përbërja e polifenoleve në çajin e gjelbër arrin në 30-40%, derisa te çaji i gjelbër kjo përqindje dukshëm zvogëlohet, për 3 deri në 10%.

Megjithatë çaji i gjelbër përmban fenole të polimerizuara si teaflavina dhe tearubigina, të cilat në studimin e fundit janë treguar efektive në uljen e triglicerideve në gjak, uljen e shtresave dhjamore si dhe në parandalimin e obezitetit. /Telegrafi.