Telegrafi

Çaji i zi ose jeshil, tri herë e gjysmë më oksidues se portokalli

Çaji i zi dhe jeshil ndryshojnë në llojin e flavonoideve që përmbajnë, për këtë është mirë t’i përdorim të dy llojet. Çaji i zi përmban flavonoide të kombinuar, ndërkohë që jeshili, që nuk i nënshtrohet procedurës së përpunimit, është më i pasur në flavonoide të thjeshta, si p.sh katekina.

Studime shkencore i lidhin katekinat me përforcimin e mbrojtjes së disa formave të caktuara kanceri.

I zi apo jeshil? Ngjyra nuk ka rëndësi përsa i përket cilësisë mirëbërëse të çajit, sepse që të dy llojet vijnë nga e njëjta bimë dhe kanë përafërsisht te njëjtën përmbajtje në flavonoideve. Studime eksperimentale kanë gjeture më shumë se 4000 flavonoide të ndryshme, ndërkohë që rritet numri i studimeve të ndryshme klinike që kanë si qëllim të vërtetojnë se, cilat prej tyre lidhen me parandalimin e sëmundjeve të ndryshme.

E sigurt është se, flavonoidet janë të çmuara për mbrojtjen natyrale të organizmit tonë gjatë infeksioneve ose sëmundjeve, si edhe në parandalimin e dëmtimeve kronike. Një filxhan çaj i zi ose jeshil është më efikas në eliminimin e rrënjëve të lira sesa një racion me fruta dhe perime të ndryshme, si: mollë, rrush, brokoli dhe karota.

Flovonoidet e çajit janë antioksidues më të fortë se vitaminat C, E dhe β-karoten. Sigurisht që, duhet të hamë fruta dhe perime, sepse na japin shumë lëndë ushqyese të tjera të domosdoshme. /Telegrafi/