Kanceri i ezofagut, deri më tani ka qenë i lidhur me pirjen e duhanit dhe konsumimin e alkoolit, ndërsa sipas studimeve të reja, edhe pijet e nxehta mund të konsiderohen si faktorë të rrezikut, për faktin se e dëmtojnë mukozën edhe indet e fytit dhe ezofagut.
Shkencëtarët iranianë kanë analizuar rajonin Golestan, ku është shkalla më e lartë e kancerit të ezofagut në botë, ndërsa banorët pinë mesatarisht një litër çaj të nxehtë në ditë, derisa duhani dhe alkooli konsumohen shumë pak.
Rezultatet kanë treguar se konsumimi i çajit të nxehtë deri në 65 °C dyfishonte rrezikun e shfaqjes së kancerit të fytit dhe ezofagut, ndërsa konsumimi i çajit më të nxehtë se 70 °C, e tetëfishonte këtë rrezik.