Telegrafi

Çaji i gjelbër zvogëlon rrezikun për kancer të lukthit

Shkencëtarët nga Qendra Kombëtare e Tokios për kërkimet e kancerit thonë se konsumimi i çajit të gjelbër nuk ka efekt të këtillë te meshkujt, por vetëm te femrat.

Këto të dhëna të publikuara në revistën “Gut” janë të bazuar nga analiza e gjashtë studimeve të mëparshme në të cilat kanë marrë pjesë 219.000 participantë me moshë mesatare 40-vjeçare, ndërsa kohëzgjatja e përcjellës ka qenë nga 7 deri në 11 vjet.